“Ndaloni menjëherë luftën”, shefi i NATO-s i dërgon ultimatumin urgjent Putinit: Do mbrojmë çdo territor të…

Jepi Share

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj, duke shtuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa apo avionë luftarakë për të mbështetur Kievin pasi nuk dëshiron të bëhet pjesë e konfliktit.

“Sulmi rus është krejtësisht i papranueshëm dhe është mundësuar nga Bjellorusia”, tha Stoltenberg të martën pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

“Rusia duhet të ndërpresë armiqësitë, të tërheqë trupat e saj nga Ukraina dhe të përfshihet në negociata me vullnet të mirë. Në këto orë për herë të parë po vendosim forcat e reagimit të NATO-s dhe trupat franceze po mbërrijnë në Rumani. Ne do të mbrojmë çdo territor të NATO-s. Ne jemi një Aleancë mbrojtëse. Ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Ata duhet të ndalojnë luftën dhe t’i rikthehen diplomacisë. Lufta e Putinit i prek të gjithë dhe aleatët e NATO-s janë të bashkuar”, tha ai.”, shtoi ai

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Johnson: Kjo që po ndodh është shumë më e keqe nga ajo që parashikuam

Read Next

“Ne nuk do ta ndryshojmë kurrë qëndrimin tonë”, Kremlini i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ BE-së dhe SHBA-së (MESAZHI)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular