
Ukraina ka miratuar vendosjen e dënimit të përjetshëm për personat që tradhtojnë vendin, gjatë luftës me Rusinë.
Këshilli Suprem i Ukrainës ka miratuar ditën e sotme një ligj që dënon me burgim të përjetshëm këdo që plaçkit, saboton apo tradhton vendin, përballë agresorit rus. Gjithashtu, Këshilli miratoi dhe ligjin që i jep dritën jeshile dekretit të presidentit Zelinsky për mobilizimin e përgjithshëm.
“Rada e Verkhovna (Këshilli Suprem i Ukrainës) prezantoi sot një dënim të përjetshëm për plaçkitje, sabotim dhe tradhti, si dhe miratoi shtetëzimin e pronës së Federatës Ruse dhe ra dakord për dekretin e Zelenskit për mobilizimin. Janë miratuar gjithsej 15 ligje dhe rregullore”, bëhet e ditur nga Këshilli Suprem i Ukrainës përmes një mesazhi në Telegram.
