“Deri kur do të durojmë?”/ Raundi i dytë i bisedimeve të delegacionit rus dhe ukrainas, Zelensky: Koha ka ndalur për ne

Jepi Share

Delegacioni rus dhe ai ukrainas kanë nisur raundin e dytë të bisedimeve.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cili deklaroi se ai dhe njerëzit e tij nuk do të dorëzohen, duke i dërguar në këtë mënyrë edhe një mesazh presidentit rus Vladimir Putin.

Teksa e ka cilësuar situatën e luftës dramatike, Zelensky tha se tashmë koha për ta ka ndalur.

“Ne mbrojmë lirinë dhe vendin tonë. Unë kurrë nuk do t’i dorëzohem rusëve. Koha ka ndaluar për ne. Do të qëndrojmë në këmbë deri në fund”, tha ai.

Referuar bombardimeve, ai gjithashtu i bën thirrje edhe faktorit ndërkombëtar: “Rusët po bombardojnë civilët. Nëse nuk ndalen tani, sa mendoni se do të zgjasim? Deri kur do të durojmë?”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A do të ndalet Putini? Ambasada ruse në Tiranë zbardh bisedën telefonike mes Putinit dhe Macronit: Ky është synimi i Rusisë

Read Next

Publikohen pamjet/ Forcat ruse bombardojnë një tjetër qytet të Ukrainës, shkatërrohet termocentrali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular