Pamje të tmerrshme vijnë nga qyteti i Chernihivit ku 33 civilë të pafajshëm u vranë ditën e sotme si pasojë e sulmeve të avionëve rusë. Pleq, gra dhe shumë të tjerë gjetën vdekjen nga sulmet me raketa. Ndërsa 100 njerëz të tjerë mbetën të plagosur. Ata kanë mbushur spitalet që po operojnë përtej kapacitetit të tyre.
Mjekët dhe infermierët po rrëzohen përtokë nga lodhja. Kreu i bashkisë së Chernigovit Vladislav Atroshenko deklaroi se hera e fundit që Chernihiv u bombardua në këtë mënyrë ishte 23-26 gusht i vitit 1941 nga nazistët gjermanë. Vladislav më tha se ukrainasit do t’i luftojnë pushtuesit deri në plumbin e fundit e deri në pikën e fundit të gjakut.
“Nuk ka plan B, vetëm plan A! Herët a vonë, ai pilot i poshtër rus do të shohë videon e kufomave dhe torturave të të plagosurve në Chernihiv dhe do të jetojë me të derisa vdekja ta marrë me vete”, tha Vladislav.