Si e bëni gjumin kur e dini që vriten fëmijë? Ja si përgjigjet njeriu i Putinit

Jepi Share

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov është duke mbajtur një konferencë gjatë ditës së sotme, për mediat ndërkombëtare, ku ka folur për konfliktin në Ukrainë. Lavrov tha se ukrainasit e shtynë qëllimisht takimin për ditën e sotme, dhe kushti i rusëve ka qenë që negociatat të jenë të barabarta.

Ai ka përsëritur deklaratat e tij se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”. Sipas Lavrov, Lufta e Tretë Botërore, është vetëm në mendjen e politikanëve perëndimorë, dhe jo në kokën e popullit rus. “Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen,” thotë ai.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetari i France 24 nëse Putin mbështet rikthimin në pushtet të Viktor Yanukovych, Lavrov tha se e ardhmja do të vendoset nga vetë qytetarët e Ukrainës. “Aktualisht pyetja për të ardhmen e Ukrainës është diçka që do e vendosin qytetarët e Ukrainës”. Sa i takon pyetjes se si e bën gjumin në një kohë që vriten civilë në Ukrainë, Lavrov nuk preferoi që të bënte shumë komente, duke thënë më herët se populli i Luhans dhe Donesk janë ndjerë të shtypur.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa këto që thashë”. “Nëse doni të dini pozicionin tim, unë e kam bërë të qartë në çdo deklaratë timen. Ju doni të merrni përgjigjen që doni, çdo veprim ka pasoja”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kujdes pamje të rënda/ Rusët shfarosin me raketa gratë dhe pleqtë, ukrainasit: Po sillen si nazistët gjermanë, do luftojmë deri në plumbin e fundit (VIDEO)

Read Next

“Kam bërë 7 ditë burg”/Artan Hoxha tregon si i vunë hekurat në duar dhe kërkesën e pabesueshme që i drejtoi gjykatësit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular