Zelenskyy apel evropianëve: Mos heshtni, nëse Ukraina bie, bini dhe ju

Jepi Share

Në një dalje nga Kievi, presidenti i Ukrainës,  Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin,” tha ai.

“Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.”

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime  dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Serbët ngrihen në protesta: Vuçiç shqiptar, e tradhtove Serbinë

Read Next

“JO luftës”/ Stafi i televizionit rus jep dorëheqjen në transmetim live

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular