Biden bën deklaratën e fortë: Ukraina nuk do të jetë kurrë një…

Jepi Share

Presidenti Amerikan, Joe Biden është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin duket i vendosur në luftën e tij në Ukrainë pavarësisht kostos që po paguan.

Por Biden theksoi se Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore e Putin.

“Vladimir Putin duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare, pavarësisht nga kostoja. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Biden u ndal tek vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse , për të cilin theksoi se është marrë në konsultim të ngushtë me aleatët.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti thotë se pret që çmimet e gazit të rriten pas lëvizjes, por u kërkon firmave të naftës që të mos abuzojnë me rritjen e  çmimeve.

“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” thotë ai, por ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e  lirisë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës! Çfarë u vendos?

Read Next

“S’keni faj ju se humba unë”/ Zbardhen diskutimet e forta në PD: Foltorja po ndante para për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular