Gjermania merr vendimin e papritur për Ukrainën

Jepi Share

Gjermania thotë se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani.

Kancelari Olaf Scholz thotë se Gjermania ka “siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes” duke përfshirë armët, por ai thotë se “padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët thonë se “nuk është e pranueshme” që pilotët dhe avionët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë.

Një zëdhënës i kryeministrit thotë se Boris Johnson “ka thënë në mënyrë të përsëritur” se është i përkushtuar të “sigurojë armët që i duhen Ukrainës”. Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar 1615 raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë, dhe raketave tokë-ajër.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ministri i Jashtëm Ukrainas thirrje ndërkombëtarëve: Duhet të ndërhyni menjëherë, Rusia po mban peng…

Read Next

Vrasja e kritikut rus në Londër/ Miku i tij zbulon të pathënat: Nuk ishte vetëvrasje, u eliminua nga…, ja çfarë di policia britanike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular