Ish-ambasadori i SHBA në OKB: Putin nuk kërkon gjithë Ukrainën, kërkon të kontrollojë…

Jepi Share

Ish-këshilltari i Donald Trump për sigurinë dhe ish-ambasadori i SHBA në OKB, John Bolton ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” për të folur për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në fjalën e tij Bolton ka thënë se takimi i zhvilluar sot mes ministrave të jashtëm të dy vendeve ka qenë më i rëndësishmi i zhvilluar deri më tani, teksa në horizont nuk sheh zhvillime të reja dhe as tërheqje nga palët.

“Ishte takimi më i larë i ndodhur deri më tani. Zelensky ka propozuar një takim me Putin por nuk mendoj se do të zhvillohet një takim i tillë.

Putin dhe të gjithë personat e  pushtetit të tij duhet të ulen dhe të arrijnë diçka që ta quajnë si sukses. Deri më tani nuk ka sukses në takimet e tyre.  Mendoj se lufta do të vazhdojë në nivele të tjera. Gjasat janë që do të vazhdojnë të luftojnë.”- tha Bolton.

Ndër të tjera ish-këshilltari i Donald Trump ka thënë sipas mendimit të tij se çfarë është duke kërkuar. Sipas tij Putin kërkoj të menaxhojë dhe të ketë pushtet vetëm në disa pjesë të Ukrainës, teksa kërkon gjithashtu të ketë ndikim dhe tek besimtarët ortodoks dhe të krishterë.

“Ne nuk e dimë se çfarë kërkon Putin. Mendimi im është se ajo që do vërtetë është që të kontrolloj më shumë toka në Ukrainën jugore. Ai do të kontrolloj ortodoksët dhe të krishterët. Ai nuk do të kontrolloj të gjithë Ukrainën, do të kontrolloj më shumë pjesën veriore të Detit të Zi. Ai ka për të negociuar kur të arrij qëllimin e tij.”- shtoi John Bolton.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Unë si ministre jam e detyruar të vij me makinë, por…”, ministrja e Ramës lëshon ‘të fortën’ e radhës: Zakonisht lëviz me…

Read Next

“Do ju marrim asetet”, Putin del me kërcënimin e radhës, zbulon çfarë po përgatit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular