VIDEO/ Publikohen pamjet, si rrëmbehet kryetari i bashkisë

Jepi Share

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku pretendohet se është momenti kur forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit Melitopol në Ukrainë. Videoja është publikuar nga shume media, përfshirë edhe gazetën opozitare Nexta në Bjellorusi.

Në video pretendohet se Ivan Federov shfaqet duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.

Sipas BBC, pamjet janë regjistruar në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol. Megjithatë, thuhet se nuk mund të verifikohet nëse personi që shfaqet është Federov.

Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme Anton Herashchenko tha se Fedorov ishte rrëmbyer në qytet me një qese plastike mbi kokë.

Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si “krim lufte”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

BE bën propozimin e rëndësishëm për luftën në Kiev

Read Next

Deklarata e FUQISHME e Zelenskyt: Rusia merr Kievin vetëm nëse e e rrafshon me tokën! Ja mesazhi për Putin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular