“E papranueshme”/ Plas keq! Tension mes ministrive të jashtme të Shqipërisë dhe Rusisë, zbardhet deklarata

Jepi Share

Ministria e Jashtme ka reaguar ndaj mohimit të sulmit ndaj konsullatës shqiptare në Kharkiv. Me anë të një njoftimi zyrtar, ministria e konsideron “lajm të rrem” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë se nuk kishin bombarduar konsullatën tonë në qytetin veri-lindor të Ukrainës.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Edi Paloka: Rama po i jep kohë Bashës

Read Next

Osmani kërkon ndihmën e SHBA-së, për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular