
Ervin Salianji dhe Andi Bushati janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po komentonin shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Duke folur në studion e ‘Open’ në Top Channel analisti Bushati dhe Ervin Salianji kanë degraduar në sherrin mes tyre duke fyer njëri-tjetrin.
Përplasja në studio:
Salianji: Nëse shtohet çështja për bashkim të PD, nuk është çështje karriere. Unë jam gati ta lë mandatin, që të bashkohet PD, se nuk mund dot Ramën kështu. Unë e njoh mirë instiktin e demokratëve, dhe pëlqimin që kanë për Berishën. Këtë nuk e mohoj, por le të jemi të vërtetë.
Bushati: A ka budalla apo idiot që është opozitar që të besojë që ky vend i madh i demokracisë nuk shpallin non-grata ata që mbushën Shqipërinë me kanabis, por u kujtuan për Berishën. Këtë hipokrizi që Berisha qenka djalli e që këta që duan ta luftojnë janë engjëj, këtë nuk e ha kush.
Salianji: Ka nga ata që thonë a ka budallenj që i dalin kundër SHBA-së. E mendojnë njerëzit këtë gjë.
Bushati: Nuk ishte non-grata për kundër Berishës, ishte për të thërmijëzuar opozitën kështu siç e bënë.
