“Një miku im biznesmen më solli një sms ku thuhej se…”/Berisha përplaset ashpër me ambasadën ruse: Ja sa para më ofruan që të…

Jepi Share

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas akuzave të ambasadës ruse në Tiranë, lidhur me deklaratat e një ditë më parë se Gazprom i kishte bërë ofertë korruptive për të sabotuar ndërtimin e TAP.

Berisha i ka cilësuar akuzat e ambasadës ruse provokative të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, ndërsa ka treguar edhe ofertën që i ka bërë kompania ruse e energjetikës, Gazprom, për një projekt gazsjellësi që anashkalonte Shqipërinë.

REAGIMI I BERISHES

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli

nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta në Ukrainë, si mund të ndryshojë politika evropiane e sigurisë?

Read Next

Frrok Çupi bën deklaratën e fortë, tregon kush qëndron pas protestave në vend: E shoh si një lule të dobët. Janë gati për të bërë luftë në emër të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular