Lufta në Ukrainë/ Ministria e Jashtme del me njoftimin URGJENT për shqiptarët që jetojnë në Rusi

Jepi Share

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar një njoftim këtë të shtunë për të gjithë shtetasit shqiptarë në Rusi.

Për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter dhe për këtë arsye, ministria u drejtohet shqiptarëve të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter
🔴 Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit.
+7 929 968 05 38

🔴Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al

🔴 Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

🔴Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje”, mbyllet njoftimi i ministrisë”, mbyllet njoftimi i ministrisë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Zv/ministri Kote: Katër produktet e para bazë që do u ngrijë marzhi i fitimit, si bëhet përllogaritja! Qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë

Read Next

“Refuzova oferta marramendëse nga GAZPROM”, ish-drejtori i Albpetrol nxjerr blof ish-kryeministrin: Ja lidhja e Berishës me rusët, SHBA e dinte që ai po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular