“Refuzova oferta marramendëse nga GAZPROM”, ish-drejtori i Albpetrol nxjerr blof ish-kryeministrin: Ja lidhja e Berishës me rusët, SHBA e dinte që ai po…

Jepi Share

Deklarata e ish-kryeministri Sali Berisha 2 ditë më parë se kishte refuzuar oferta marramendëse nga GAZPROM për të mos pranuar projektin e TAP-it në Shqipëri, solli reagime të shumta. Mes tyre ishte edhe reagimi i ambasadës ruse në Shqipëri, e cila iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha me ironi duke thënë se “sa e madhe ishte shuma e parave që kishte kërkuar, dhe që Gazprom nuk kishte mundur t’ia plotësonte”.

Ndërkohë, për këtë çështje ka ardhur edhe reagimi i ish-drejtorit të Albpetrolit në kohën kur do të fillonte investimi i TAP-it në Shqipëri, Pajtim Sula. Në një koment të lënë në rrjetet sociale, ai thotë se ka pritur në zyra përfaqësuesit e Gazprom me porosi të Berishës, por oferta e rusëve ishte shumë qesharake. Sipas tij, amerikanët e dinin që Sali Berisha po punonte me rusët.

“Që Berisha mbante kontakt me Gazpromin kjo është shume e saktë! Me porosi të Berishës, unë kam pritur në zyrë (Albpetrol) përfaqësuesit e Gazprom për privatizimin e Albpetrolit! Bile dhanë dhe një ofertë qesharake zyrtarisht, pasi e kuptuan që nuk çanë dot, por amerikanet e dinin që Berisha po punonte me rusët”, shkruan Pajtim Sula.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta në Ukrainë/ Ministria e Jashtme del me njoftimin URGJENT për shqiptarët që jetojnë në Rusi

Read Next

Kush janë eskortat e Tiranës/ Ja si vajzat e reja shkojnë me biznesmenë dhe njerëz të politikës për të shuar epshet e tyre në shtrat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular