Biden dhe Macronit: Na ndihmoni, qyteti i Mariupolit është fshirë nga faqja e dheut, fëmijët dhe të moshuarit po vdesin.
Një ushtar ukrainas ka publikuar një video nga Mariupoli, ku tregon se si qyteti i tij është fshirë nga faqja e dheut. Michail Vershnin i është drejtuar presidentit amerikan Joe Biden dhe atij francez Emmanuel Macron, duke thënë se “Fëmijët, të moshuarit po vdesin. Qyteti është shkatërruar dhe është fshirë nga faqja e dheut. Ju keni premtuar se do të na ndihmoni, na ndihmoni pra. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj. Bëhuni ata deri në fund”, tha ai.