Rusët pranojnë humbjen e madhe që pësuan nga ukrainasit: Është e vërtetë

Jepi Share

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë. Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse, raporton BBC.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte. Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia  tha në një postim se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme…Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët. “Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”, siç pretendon ai.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftime, qëkur Moska urdhëroi pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima, Gjenerali Andrei Sukhovetsky.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhunohet barbarisht me shufër hekuri dhe me shkelma në sy të gruas  

Read Next

Putin u shfaq në stadium me xhaketë 10 mijë euro, por nuk do ta besoni sa i kushtojnë ora dhe atletet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular