VIDEO/ Si banda shqiptare goditi me molotov shtëpinë e 16 vjeçarit italian, ja çfarë i pret tani autorët

Jepi Share

Një bandë shqiptare është goditur në Itali, teksa më parë kishte sulmuar me molotov shtëpinë e një 16 vjeçari italian nga Riccione.

Adoleshenti ishtë shndërruar në objektivin e bandës shqiptare e cila kërkonte t’i vendose gjobë dhe të paguante shuma parash për ta. Në mbrëmjen e 14 marsit  2015, një grup shqiptarësh hodhën bomba molotov në derën e përparme të shtëpisë së italianit. Pas hetimeve të shumta, pamjeve video, dhe dëshmisë së 16 vjeçarit italian u bë i mundur arrestimi i autorëve.

Ata e kishin kërcënuar të riun vazhdimisht duke e shantazhuar atë që të paguante për bandën shqiptare. I riu italian nuk ishte i vetmi që kishte rënë në shënjestrën e bandës shqiptare por si ai kishte edhe të mitur të tjerë. Pas hetimeve, prokuroria ka 12 vjet burg, shkruajnë mediat italiane.

Ky është dënimi më i madh që Prokuroria Publike ka kërkuar për shtetasin S.P., 30-vjeçarin shqiptar që besohet se është autori i bombës me molotov. 8 vite janë kërkuuar për 40 vjeçarin, S.F., nga Rimini. Ndërsa për dy vëllezërit 35 dhe 32 vjeç, prokuroria kërkoi dënime më të lehta, ku njëri rrezikon 5 vjet dhe tjetri 2 vjet e 8 muaj. Dënimi përfundimtar ndaj kësaj bande pritet të jepet të premten e ardhshme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Djali i pa duke u puthur, u ngrit natën për ta vrarë të atin”- Nëna e dy fëmijëve rrëfen tradhtinë e bashkëshortit me kunatën: Nuk dua që im bir të përfundojë…

Read Next

“Elita ruse kërkon të rrëzojë Putinin”- Inteligjenca ukrainase zbulon skenarin: Ja mënyrat si mund të largohet nga pushteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular