Shqiptarët rrëmbejnë dhe përdhunojnë 23- vjeçaren/ Dëshmia e vajzës: U luta që të më linin të shkoja (Emrat)

Jepi Share

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Dedford në Mbretërinë e Bashkuar ku tre shqiptarë kanë rrëmbyer dhe me pas kanë përdhunuar një 23-vjeçare.

Tre shqiptarët e kanë rrëmbyer të renë dhe e kanë çuar në një ambient privat ku më pas e kanë përdhunuar.

Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Gemti Hyka, 31 vjeç, të cilët përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.

Akti i rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në lokalin Vogue, ndërsa sot ata kanë dalë para gjykatës, por kanë mohuar akuzat.

E pranishme në gjykatë ishte edhe 23-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.

Gruaja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk pranonte të bënte seks me askënd.

Ndërkohë gjyqi për tre shqiptarët vazhdon ende.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Dënohet me 3 vjet e 8 muaj burg militantja e flaktë e Mateo Salvinit/ Si u kap me 450 kg drogë shqiptarja

Read Next

“Putin çnjerëzor dhe barbar/ Kryeministri britanik Boris Johnson bën deklaratën e papritur për Rusinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular