Marrëveshje të fshehtë me Rusinë? Vjen lëvizja e papritur, Trump padit Hillary Clinton

Jepi Share

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paditur ditën e djeshme  Hillary Clinton dhe disa demokratë të tjerë, duke pretenduar se ata u përpoqën të manipulonin zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, duke e lidhur fushatën e tij me Rusinë.

“Duke vepruar së bashku, të pandehurit komplotuan në mënyrë dashakeqe për të thurur një narrativë të rreme se kundërshtari i tyre republikan, Donald J. Trump, po bashkëpunonte me një sovranitet të huaj armiqësor,” pretendoi ish-Presidenti në një padi të paraqitur në gjykatën federale në Florida.

Trump e mundi kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhje, të cilën Moska e mohon, pasoi një hetim dyvjeçar të SHBA’së të kryesuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Në padi, Trump po kërkon dëmshpërblim dhe ndëshkim.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shërbimet sekrete ruse të pakënaqura / Del e-maili-i për grusht shteti ndaj Putinit

Read Next

Rusia shton forcat, ish-krahu i djathtë i Gadafit i vjen në ndihmë Putin, ushtarët sirianë dhe ‘Wagner’ nisen drejt Rusisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular