Drogë me avion nga Shqipëria drejt Italisë, dënohet i besuari i Lamajve/ Zbardhet si i gjente klientët

Jepi Share

Gjykata italiane ka dënuar ditën e sotme një prej të besuarve të vëllezërve Lamaj, Ndriçim Barani, për trafik droge të kryer përmes avionëve të vegjël nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2015

Prokuroria italiane kishte kërkuar 50 vite burg në total për të gjithë grupin e trafikantëve shqiptarë dhe italianë që furnizonin Rivierën me marijuanë ndërsa gjykata e Riminit ka caktuar me 9 vite burg në total.

 Në vitin 2015, karabinierët e Ricciones, të koordinuar me policinë e Bolonjës, zbuluan trafikun e drogës nga Shqipëria që kryhej përmes avionëve të vegjël, ku u kapën 200 kilogramë drogë.

Nga goditja e policisë italiane përfunduan në pranga trafikantët italianë dhe ata shqiptarë, ku një prej tyre 44 vjeçari Ndriçim Barani u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg. Ai ishte njeriu i besuar i grupit të trafikantëve të kryesuar nga vëllezërit Lamaj, tashmë të dënuar në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

tribunale rimini 09-2Barani ishte ai që gjente klientët, duke ndërmjetësuar edhe shitjen e drogës dhe marrjen e parave nga blerësit. Dënimet për 4 bashkëpunëtorët e tjerë variojnë nga 2 vjet e 6 muaj deri në një vit e gjysmë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Shqiptarja në Greqi hedh nga ballkoni nipin dhe mbesën, zbardhen dëshmitë e para

Read Next

Lirohet nga burgu Jaeld Çela, Artan Hoxha zbulon detajet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular