
Një video e kamerave të sigurisëq ka kapur mësuesin e një shkolle ku shihet duke dhunuar nxënësit e klasës që u jepte mësim.
Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, Turqi dhe ka bërë bujë duke ngjallur zemërim dhe irritim te kushdo që e shikon.
Ky mësues që shihni në videon e mëposhtme, përdor metoda të neveritshme dhe anakronike për mbarëvajtjen e mësimit.
Shikoni pamjet. Ata janë fëmijë të vegjël, janë në orë mësimi, dhe ky mësues i paskrupullt i godet pa mëshirë në kokë, me gjithë forcën.
Ai e nis te një nga nxënësit dhe nuk ndalet derisa i godet që të gjithë.
Të shtatë fëmijët nuk reagojnë, por ulin kokën, duke qëndruar në vendet e tyre dhe mbrohen me sa të munden duke vënë duart në kokë.
