Zbulohet skenari i FRIKSHËM i Putin, zbardhet biseda sekrete mes tij dhe ish- presidentit ukrainas: Ja shtetet që mund të “pushtoj brenda dy ditësh”

Jepi Share

Pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse ngjalli frikë në Europë te disa shtete që konsiderohen si shënjestra e radhës së presidentit rus Vladimir Putin.

Javët e fundit, kërcënimet nga Rusia nuk i janë drejtuar vetëm Ukrainës, por edhe shteteve të tjera që sot janë pjesë e NATO-s.

Në shtator të 2014-ës, Putin vendosi në listë pesë shtete, të cilat u kërcënuan privatisht. Ato janë Polonia, Rumania dhe shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.

Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”, Putin i tha presidentit ukrainas Petro Poroshenko: “Nëse dua, brenda dy ditësh mund të kem trupa jo vetëm në Kiev por edhe Rigë, Vilnius, Tallin, Varshavë dhe Bukuresht”.

Deklarata, nëse është bërë kështu, shënon dhe herën e parë që Putin të ketë diskutuar idenë e pushtimit të një shteti anëtar të BE-së ose NATO-s.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, i cili është letonez, i tha Politico-s në fillim të këtij muaji se Putini ka të ngjarë të rrisë ambiciet e tij ushtarake dhe të sfidojë NATO-n në vendet e Detit Baltik, Lituani, Letoni dhe Estoni nëse ai triumfon në Ukrainë.

“Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Është e qartë se Putini tani është në një lloj humori luftarak agresiv dhe për fat të keq, ka të ngjarë që ky agresion të vazhdojë edhe në vende të tjera”, tha ai.

I pyetur nëse ai ishte veçanërisht i shqetësuar për Moldavinë, Dombrovskis tha se shqetësimi më i madh mbeten shtetet baltike.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kontrollohet nga dikush? Alfred Cako bën deklaratën e papritur për Sali Berishën

Read Next

Zhvillimet në PD/ Deputetja del me propozimin e rëndësishëm: Të shohim njëri-tjetrin në sy dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular