Shfaqet ‘spiuni’ i presidentit Putin, nuk kursen akuzat ndaj Perëndimit: Qëllimi i tyre është…

Jepi Share

Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Perëndimit.

Patrushev ka insistuar se forcat ruse nuk po bombardojnë qytete dhe objekte civile, sikur që kanë bërë sipas tij Shtetet e Bashkuara dhe NATO në Jugosllavi, Irak ose Afganistan, “duke shkatërruar pamëshirshëm pronat e banimit me mijëra njerëz”. Por, sipas dëshmive nga Ukraina, rusët pikërisht po e bëjnë të kundërtën në Ukrainë, duke i sulmuar ndërtesat e banimit e spitalet.

Në një takim me homologun e tij algjerian Nuredin Macri në Moskë, Patrushev shtoi se “Rusia po kryente sulme në Ukrainë, me armë të saktësisë së lartë, në fortesa të mëdha, aeroporte dhe magazina të armëve dhe pajisjeve ushtarake”.

“Qëllimi i amerikanëve, si në Luftën e Dytë Botërore, është i qartë – të dobësojnë Evropën dhe të shkaktojnë dëme maksimale në marrëdhëniet e saj me Rusinë,” beson Patrushev.

Ai gjithashtu deklaroi se “Rusia po përfundon mbledhjen e provave mbi aktivitetet ushtarako-biologjike të SHBA-së në Ukrainë.”

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Misioni i mjekëve shqiptar në shtetin fqinj përfundoi me ahengje/ Media italiane ngre shumë pikëpyetje: Na kushtuan 3 mln euro dhe nuk dhanë asnjë kontribut. Pse Ëngjëll Agaçi…

Read Next

Synonte zhdukjen e gjyqtarëve italian, dalin detaje të reja për narkotrafikantin shqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular