
Fatmirësisht, nga breshëria e plumbave nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftim kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë rrethuar me shirita “skenë krimi”. Janë ngritur disa postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shoferit të X5-ës.
Në rrugën ku ka ndodhur përplasja janë gjetur gëzhoja armësh dhe xhama të thyer, si pasojë e të shtënave. Nuk dihet se kujt i përket ky mjet, pasi shoferi e ka braktisur atë në oborrin e një biznesi të zonës, kurse targat janë të vjedhura. Edhe Policia e Elbasanit konfirmon se targat e mjetit BMW rezultojnë të vjedhura në Durrës.
Ato i përkasin një mjeti “Open”. Newsbomb.al mëson se në vendin ku është gjetur mjeti braktisur, kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë drejtuesit më të lartë, drejtori i qarkut Ardian Çipa dhe zv.drejtori i Elbasanit Ilir Proda.
