Deputeti i PD-së, Dashnor Sula foli me tone të ashpra sot në Kuvend në lidhje me investimet e qeverisë, të cilat sipas tij kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve.
Sipas tij në radhët e maxhorancës ka plot deputetë të ndershëm të cilët duhet t’i vënë fre kësaj qeverie nëse nuk duan që vendi të boshatiset dhe shqiptarët të largohen.
“Ju nuk jeni qeveri socialiste, por jeni qeveri grabitëse. Ju thoni që aferat e inceneratorëve nuk ishte aferë 430 milionë euro. Po ju jap një shembull, që jo janë vjedhur, por janë zhdukur parë. Në Vilëbashtovë të Rrogozhinës kush e bëri tenderimin? Kush i mori paratë? Kush firmë ishte? Ishte firma e inceneratorit e cila përfitoi në një tender 1.2 milionë dollarë. Kush ministri e bëri tenderin? Çfarë ka ngelur në atë investim? Një shkallë dhe një lum pa asgjë. Na thoni kush i vodhi, thojeni që i ka vjedhur opozita”, u shpreh Sula.
Sipas tij “Këtu ka burra të nderuar dhe zonja të nderuara që nuk pasurohen. Edhe në 2005-2013, 10-20 vetë pasuroheshin. Arrogance juaj këtu është për të ardhur keq. Ministrja tha po i bëjmë nder qytetarëve me 30 mijë lekëshin se rritja e çmimeve është më pak se 25 mijë lekë. O ministre a jetoni këtu, 30 mijë lekë që ti i jep një pensionisti përbëjnë 25 bukë, as 1 bukë në ditë nuk i jep. Po vaji, po orizi, po makaronat, po dritat, po uji? Po ku ti gjejnë more?”