
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Kroacisë Shtipe Mesiç dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Berisha shkruan se takim është diskutuar për “zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon”, për të cilat shprehet se “patëm mirëkuptim të plotë”.
Me vendimin e gjykatës në Tiranë, Berisha është rikthyer tashmë në Partinë Demokratike dhe ka shprehur hapur ambicien për të rimarrë drejtimin e kësaj force politike.
“Nje takim me miq të vjetër! Me ish Presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptareve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu.
Zhvillimet aktuale ne Shqiperi dhe rajon ishin çeshtjet qe diskutuam dhe patem mirekuptim te plote. Sb”, shkruan ai në rrjetet sociale.
