
Banorët e zonës në një nga fshatrat e Fushë-Krujë kanë gjetur një kafkë dhe eshtrat e një njeriu. Gjithashtu, bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Nga ana tjetër, prokuroria e Kurbinit po heton për të identifikuar se kujt i përket kafka dhe eshtrat e njeriut.
Kafka dhe eshtrat janë dërguar drejt Institutit të Shëndetit Publik për ekzaminime shkencore dhe për të zbuluar identitetin. Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se eshtrat janë të moshës së re, por pritet që ekzaminimet të zbulojnë më tepër detaje.
