CNN konfirmon bilancin tragjik: Kemi gjetur një varr masiv me 300 viktima në afërsi të Kievit

Jepi Share

Vijnë sërish konfirmime nga masakra ruse në Bucha, në periferi të Kievit. CNN, ka identifikuar një varr masiv në këtë qytet, ku janë gjetur rreth 300 banorë.

Bëhet me dije nga banorët për CNN se trupat u varrosën fillimisht, në territorin e Kishës së Shën Andreas dhe Pyervozvannoho, në ditët e para të luftës, thanë banorët për CNN.

CNN pa dhjetëra trupa në çanta të grumbulluara brenda varrit. Disa ishin pjesërisht të mbuluar.

Sipas banorëve, më shumë trupa tashmë janë varrosur në vend. Ata thanë se i përkasin kryesisht civilëve të vrarë në luftimet rreth Bucha. Banorët i thanë CNN se rreth 150 njerëz janë varrosur atje.

Kryebashkiaku i Bucha tha në komentet publike të shtunën se mund të ketë deri në 300 viktima të varrosura në vend.

CNN nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këta numra ose identitetet dhe kombësitë e atyre që ishin varrosur.

Bucha ka pasur luftimet më të rënda që nga fillimi i luftës. Automjetet ruse të shkatërruara janë nëpër rrugë dhe shumica e shtëpive janë dëmtuar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Në prag të një tjetër lufte? Kim Jong Un kërcënon hapur Korenë e Jugut: Ju shkatërrojmë pa mëshirë, nëse ju…

Read Next

Për ku ishte nisur Nuredin Dumani? Detaje të reja dalin nga atentati në Elbasan/ Autori i shumë vrasjeve në Shqipëri po drejton BMW në momentin e plagosjes, në makinë përveç armëve iu gjet edhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular