Për ku ishte nisur Nuredin Dumani? Detaje të reja dalin nga atentati në Elbasan/ Autori i shumë vrasjeve në Shqipëri po drejton BMW në momentin e plagosjes, në makinë përveç armëve iu gjet edhe…

Jepi Share

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, që çoi në prangat e policisë të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

Ky i fundit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i makinës tip BMË të vjedhur, që u godit me breshëri plumbash në Papër të Elbasanit. Një nga plumbat e zuri Dumanin në kurriz duke i shkaktuar vështirësi në ecje.

Pesë plumba e kanë goditur mjetin në pjesën e shoferit, ndërsa plumbat e tjerë kanë qëlluar pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.

Dumani u arrestua në orët e vona teksa fshihej në një apartament në Fier. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk ka mundur t’i identifikojë autorët e atentatit.

Policia në makinën e vjedhur dhe me numër sasie të prishur, për të bërë të pamundur identifikimin, ka gjetur edhe një shishe me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet se Dumani ishte përgatitur për të kryer atentat dhe më pas do të digjte makinën.

Dyshimet janë se Dumani mund të tentonte vrasjen e Talo Çelës, dikur mik i tij. Por plani i Dumanit mund të ketë dekonspiruar çka ka çuar që ai të bie vetë në pritë.

Nuredin Dumani dyshohet si vrasës me pagesë, autor i një sërë ekzekutimeve në Shqipëri.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

CNN konfirmon bilancin tragjik: Kemi gjetur një varr masiv me 300 viktima në afërsi të Kievit

Read Next

Lulzim Basha zbulon nëse do të kandidojë për kreun e PD-së: Kam braktisur familjen dhe fëmijët e mi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular