
Ushtarët ukrainas në Odessa i kanë bërë thirrje Perëndimit, duke nënshkruar një letër me gjak.
“Dobësia e liderëve të SHBA-së dhe vendeve të BE-së i kushton qindra jetë ushtarakëve dhe civilëve ukrainas çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne e shkruam këtë apel në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut drejtpërdrejt me gjak, sepse sot ne ndalojmë një agresion të drejtuar ndaj jush, duke paguar me jetën tonë”, thuhet në letrën e shkruar nga ushtarët ukrainas.
“Ukraina ka nevojë që qiejt të bëhen të sigurt”, shkruhet më tej.
