Legalizimi i kanabisit si kalë troje…

Jepi Share

Nga Dom Gjergj Meta/ Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.

Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.

Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).

Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.

Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Mbi 3 mijë persona janë përgjuar, Prokuroria e Përgjithshëm nxjerr shifrat: Ja kush është mbajtur nën vëzhgim

Read Next

Ilir Meta ‘plas bombën’: Ja çfarë më bëri Lulzim Basha, tani unë s’e ndaloj dot Ramën që të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular