
Drejtësia në Kosovë ka siguruar një video ku vërtetohet se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Insajder shkruan se rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi fillimisht Gjiko e kishte droguar viktimën.
Sipas informacioneve në media, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për: posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale. Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.
