Çfarë po ndodh? Autoritetet belge “zbarkojnë” në Elbasan, marrin në dorë çështjen e…

Jepi Share

Një grup hetuesish belg kanë zbarkuar në Shqipëri, ku kanë zhvilluar takime me drejtues të SPAK dhe të prokurorisë së Elbasanit.

Nga burime të sigurta se në agjendën e bisedimeve kanë qenë ngjarjet e fundit kriminale në vendin tonë dhe në krye të listës qëndron dosja e Nuredin Dumanit.

Hetuesit belg kanë shtruar disa pyetje në lidhje me të shkuarën kriminale të Nuredin Dumanit, e cila mund të hedh dritë në disa ngjarje të rënda të ndodhura në vendin tone por dhe jashtë.

Policia arrestoi mbrëmjen e 29 marsit në Fier Nuredin Dumanin, i cili është i dyshuar për disa vrasje dhe është cilësuar si një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri brenda automjetit në rrugën Elbasan-Cërrik 5 orë para arrestimit në Fier, afro 100 kilometra larg vendngjarjes, kur u kap i plagosur dhe me armë zjarri.

Gjatë operacionit policor u arrestuan edhe tre persona të tjerë, ndërsa në banesën ku fshihej Dumani u gjet një armë zjarri automatike si dhe prova të tjera.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Klodiana Lala paralajmëron zhvillime ‘bombë’, tregon pse është i frikësuar kryeministri Rama

Read Next

Ish-kryetari demokrat del kundër rikthimit të Sali Berishës në krye të PD-së: Figurë e konsumuar! Edhe Bashës i kam kërkuar të largohej që më 26 prill

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular