
Shkodra u trondit dje nga vrasja e 55-vjeccarit Nazmi Bandulla. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:12 minuta.
Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar të gjithë skenën e vrasjes, që është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet se si një mjet ndalon para lokalit ku ishte ulur viktima dhe qëllon me armë.
Në pamje dëgjohet edhe zhurma e armës, ndërkohë që viktima rrëzohet përtokë. Gjithçka duket se ka zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa skena është parë edhe nga disa dëshmitarë, që janë tmerruar nga skena e rëndë.
