PRAPASKENAT/ Avokati i njohur zbulon skandalin në PD, paralajmëron zhvillime të forta

Jepi Share

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me situatën në PD. Goxhaj shprehet se i deleguari i PD në Kukës është edhe kandidat për kryetar në këtë degë.
“Në Zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike Kukës personi që është prezantuar prej muajsh si “i deleguari” i dërguar nga G29, nga Tirana, për organizimin e partisë dhe zgjedhjeve për kryetar dege mësoj se qënkërka edhe kandidati për kryetar”, shkruan Goxhaj.
RITHEMELIM APO RIMANIPULIM.. SA ZHGËNJIM
AI MOMENTI KUR MËSON SE “I DELEGUARI NGA LART” ËSHTË EDHE “KANDIDAT NGA POSHTË”
Një nga parimet bazë të “demokracisë së organizatës” të shpjeguar nga juristët dhe sociologët, nga praktika dhe legjislacioni, është që proçesi i zgjedhjeve brenda organizatës duhet të bëhet duke mos prodhuar konflikt interesi të organizuesit të zgjedhjeve me njërën palë kandiduese!
Dmthn ti që kandidon kundrejt konkurentëve s’mund të jesh organizatori i zgjedhjeve sepse ti do ti organizoje në atë formë, me ato rregulla, me ato njerëz që të të garantojnë ty fitoren duke mos i vënë palët përballë barazisë!
Parim tjetër bazë është që ata që janë lart si garant zgjedhor i atyre poshtë, s‘duhet të influencojnë.
Shto këtu edhe parimin e krijimit të kushteve të barabarta në fushatë.
Nëse shkelen këto 3 parime, “proçesi demokratik” i pretenduar është fake, i rremë, krejt i manipuluar!
Në Zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike Kukës personi që është prezantuar prej muajsh si “i deleguari” i dërguar nga G29, nga Tirana, për organizimin e partisë dhe zgjedhjeve për kryetar dege mësoj se qënkërka edhe kandidati për kryetar pasi ka muaj që bëka fushatë për të dhënë (premtuar) e marrë vota “se më duan ata Lart dhe do më bëjnë Kryetar Bashkie”.
Dmth ai paskërka ardhur nga Tirana si “i deleguar i paanshëm”, por në fakt e paskan sjellë ata të G29 (që rivotuan Lylin e Soros në Qershor dhe Korrik 2021 duke manipuluar votat brenda PD, dhe pastaj kuptuan që Lyli qenkërka i keq se paska humb 50 herë zgjedhjet), që të manipulojë proçesin për tu shfaqur vetë si kandidati i deleguar për kryetar dege!
Ndërkohë sot është e Mërkurë, të Djelën i bje që të jenë Zgjedhjet por ende në këtë moment s’qenkërkan publikuar nga Tirana data e Zgjedhjeve që kandidatët konkurentë të mos kenë kohë ndërsa ky me vulë të pavulosme nga Tirana ka punuar me statusin e dyfishtë “i deleguar” dhe “kandidat i emëruar nga Lart”!

KY NUK ËSHTË RI-THEMELIM POR RI-MANIPULIM
Me ndryshimin se PD Kukës do të dalë edhe më e vogël, me më pak mbështetje, dhe më pak e besueshme se ç’ishte në 6 Mars. sepse atyre të G29 nuk ua ndjen hiç se sa e madhe apo e vogël është PD por sa karrike rrëmbejnë njerëzit e tarafit të vet që tu duhen nesër për hallet e tyre jo të shqiptarëve!!!
SA ZHGËNJIM
Por ka dhe më.. sepse akoma s’keni parë asgjë akoma..
Raportuar nga unë direkt nga Kukësi!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Tronditi Shkodrën/ Del videoja, ky është momenti kur 55-vjeçari u ekzekutua dje, ja si u larguan autorët

Read Next

“DASH konfirmoi keqqeverisje dhe korrupsion”, shpërthen Flamur Noka dhe bën thirrjen e fortë:  Rama urdhëroi SPAK-un për të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular