Zelensky akuza të ashpra ndaj Perëndimit: Fitojnë para me gjakun e të tjerëve, veçon këto dy shtete

Jepi Share

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është treguar i ashpër me vendet perrëndimore duke i akuzuar që vazhdojnë të blejnë naftë ruse. Sipas tij këto vende po “fitojnë paratë e tyre në gjakun e të tjerëve”.

Në një intervistë me BBC në zyrën e tij në Kiev të enjten, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë paundë këtë vit, një rritje prej më shumë se 1/3  në vitin e kaluar.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje biznesi dhe parash,” tha Zelensky. “Është çështje e mbijetesës”, shtoi ai.

Presidenti Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjet për furnizimin e më shumë armëve në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane, po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë,” tha ai.

“Por ende ne kemi nevojë për to më shpejt, më shpejt. Fjala kyçe është tani”, shtoi ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Artistja shqiptare rrëfen takimin me Joe Biden: Më tha se jam shumë simpatike

Read Next

Kërcënon Rusia: Do përdorim armët bërthamore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular