
Një politikan danez në Suedi ka bërë një veprim të pabesueshëm, ku ka djegur publikisht librin e shenjtë, Kuranin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Rasmus Paludan, ka djegur librin e shenjtë ditën e djeshme ndërsa video është bërë virale në rrjetet sociale, ku ka marrë një ‘lumë’ komentesh.
E gjithë ngjarja u shoqërua me trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat që ishin revoltuar nga veprimi i tij.
Qytetarët janë përplasur me policinë, ku për pasojë tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.
“Gjendja ka qenë e agravuar dhe ka pasur sulme kundër policisë në vendngjarje,” tha zëdhënësi i policisë Asa Willsund, duke shtuar se gjërat ishin qetësuar pasi policia ishte tërhequr.
