
Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish viral në media dhe rrjete sociale pasi mbrëmjen e kaluar pasi mbaroi një fjalim për krizën e vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit të vendit, ai u kthye dhe shtriu dorën për të takuar njerëzit kur askush nuk ishte në skenë. Pamjet nga mbrëmja e kaluar tregojnë Biden duke përfunduar fjalimin në Greensboro, Karolina e Veriut dhe më pas kthehet në të djathtën e tij duke thënë diçka me veten dhe duke i zgjatur dorën njerëzve “imagjinarë” pasi askush nuk ishte mbrapa tij. Pasi kuptoi se nuk kishte me kë të shtrëngonte duart, Biden ndaloi, pa përreth për një moment dhe më pas u largua i hutuar nga foltorja.
Javën e kaluar, Biden dukej i çorientuar ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës. Sjellja e çuditshme e Biden ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale pasi disa e konsiderojnë si tepër të moshuar për postin që mban ose hedhin dyshime mbi gjendjen e tij mendore.
