
Belgjika përshkruhet si një nga vendet ku mafia shqiptare, kryesisht ajo e trafikut të drogës njihet për veprimtarinë e saj kriminale dhe në shumë qytete si Antwerp, i cili është marrë nën kontroll nga këto banda. smett
Ky fenomen ka krijuar paragjykime te shumë belgë dhe me jo pa të drejtë, por njëri prej tyre u përpoq të dilte përtej këtyre paragjykimeve dhe ta njihte Shqipërinë nga afër. Madje të shkruante edhe një libër për të.
Belgu De Smet e njohu Shqipërinë rastësisht dhjetë vjet më parë pasi kishte dalë në pension. “Para se të largohesha për në Shqipëri, të gjithë më pyetën se çfarë dreqin do të bëja atje. Mund të të qëllojnë në çdo cep të rrugës”, ishin zërat që u ngritën kundër meje. Por në fakt asnjëra prej këtyre nuk rezultoi e vërtetë.
“Asnjëherë më parë nuk kisha takuar njerëz kaq miqësorë. Kushtet e jetesës së shumicës së njerëzve ishin të vështira, madje shumë të vështira. Kishte plehra gjithandej dhe një infrastrukturë e keqe rrugore.”
Paragjykimet negative për Shqipërinë dhe shqiptarët në Belgjikë vijuan të të shtoheshin sa herë që ai përmendte faktin se do të vizitonte Shqipërinë, shkruajnë mediat belge.
“Vetëm për shkak se një numër emigrantësh janë të përfshirë në akte të paligjshme dhe kriminale nuk do të thotë që një popullsi e tërë duhet të kategorizohet si e kriminalizuar”, thekson De Smet. Ky qëndrim i belgëve ndaj shqiptarëve, bëri që De Smet ta përdorte internetin për të raportuar “gjërat më pozitive të këtij vendi, veçanërisht për shqiptarët të cilët fillova t’i respektoja gjithnjë e më shumë.”
De Smet u thellua në gjuhë dhe histori. “Kam kuptuar arsyet e prapambetjes ekonomike dhe sociale. Si në shumicën e rasteve, shqipja e zakonshme nuk ishte shkaku i mjerimit.”
Rastësisht, ky mjerim po bëhet gjithnjë e më pak i dukshëm. Vendi ka pësuar një metamorfozë teksa autori ua rekomandon të gjithëve që ta vizitojnë, përfshirë edhe fëmijët. “Për dhjetë ditë ju mund të njihni të gjithë Evropën, si të thuash, falë shumëllojshmërisë së madhe në atë vend të vogël. Po ashtu vera dhe ushqimi janë të mira”, shprehet ai.
Pasi pandemia e koronavirusit përfshiu botën mbarë, miqtë i këshilluan belgut që të shkruante një libër për Shqipërinë, për historinë magjepsëse të një populli të vogël dhe se si ata arritën të mbijetonin në këtë pjesë gjithnjë e më të vështirë të Evropës. Ë i cili titullohet, ‘Në hije. Një kërkim për origjinën, gjuhën dhe identitetin e shqiptarit’, “është një përpjekje për të krijuar një kuriozitet të shëndetshëm për një vend të vogël me një popullsi të vogël, por me një zemër të madhe e luftëtare që meriton admirimin tonë”, shkruan autori belg.
