Çfarë po paralajmëron Von der Leyen/ Bën deklaratën e fortë ndaj Rusisë: Është vetëm çështje kohe që të…

Jepi Share

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një intervistë për gjermanen Bild, ka bërë me dije se mbështet dërgimin e armëve në ndihmë të Ukrainës, aq më tepër pas asaj që pa në vizitën në Kiev.

Ajo ka sqaruar sanksionet e marra deritani ndaj Rusisë, duke thënë se qëllimi ishte goditja e fortë ndaj ekonomisë ruse.

“Sanksionet hyjnë më thellë në ekonominë ruse çdo javë: Eksportet në Rusi janë goditur në 70 për qind. Qindra kompani të mëdha po i kthejnë shpinën vendit. Sipas parashikimeve aktuale, produkti i brendshëm bruto në Rusi do të bjerë me 11 për qind. Falimentimi kombëtar i Rusisë është vetëm çështje kohe. Me këtë luftë, Putin po shkatërron vendin e tij dhe të ardhmen e popullit rus”, ka shpjeguar ajo.

Në lidhje me paketën e gjashtë të sanksioneve të cilat do të merren nga BE-ja, Von der Leyen shpjegoi se do të synojë sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, i cili vetëm përbën 37 për qind të sektorit bankar rus.

Ndërsa sa i përket krimeve të luftës të ndodhura në Bucha dhe në përgjithësi në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Euopian, tha se autorët do të ndëshkohen në një gjykatë ndërkombëtare.

“Jam plotësisht i bindur se autorët do të ndëshkohen për mizoritë e tyre nga një gjykatë ndërkombëtare. Ne kemi formuar një ekip hetimor me Ukrainën për t’i dhënë të dhëna Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ekzistojnë prova të shumta të krimeve të kryera nga ushtarët rusë. Por jo vetëm autorët duhet të dalin para drejtësisë, e njëjta duhet të ndodhë edhe me përgjegjësit e kësaj lufte, e cila ka kushtuar jetën e mijëra civilëve. Putini është përgjegjës për këtë luftë, ai urdhëroi pushtimin”, tha ajo.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Vuaj nga një sëmundje e rëndë”- Adriatik Llalla kërkon pezullimin e vendimit të dënimit: Izolimi do më sjellë pasoja për shëndetin

Read Next

Negociatat për paqen, Ukraina i kujton Rusisë “vijat e kuqe”: Situata është shumë e rëndë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular