
Një nga agresorët që sulmuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqit është identifikur dhe është shpallur në kërkim.
Policia e Elbasanit, pasi ka marrë të gjitha kamerat e rrugës Egnatia ne Lagjen “Kala”, por edhe kamerat e bizneseve, që ndodhen përballë automjetit të autorëve kanë identifikuar njërin prej tyre, i cili është Osama Gashi, tashmë i shpallur në kërkim.
Ndërkohë nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja duken dy persona, njëri me kapele të zezë prandaj policia po punon për identifikimin e autorit të dytë.
Sulkuqi u sulmua me mjete të forta, levë, disa ditë më parë teksa po dilte nga zyra e tij e punës. Deri më tani dyshohet që sulmi ka ardhur për shkak të detyrës.
