Lidhja me shqiptarët/Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi bosi i jetës së natës në Greqi, plagoset edhe vajza e…

Jepi Share

Bosi i jetës së natës në Greqi, Giannis Skaftouros është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke bëjnë me dije se ai u qëllua mesditën e sotme pranë banesës së tij në Skourta të Athinës, ndërsa plagë ka marrë edhe vajza e tij.

55-vjeçari ishte bashkë me të afërm të tij në pjesën e gjelbëruar të shtëpisë duke festuar pas Pashkëve ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku, ku të paktën një plumb kapi edhe vajzën e tij 22-vjeçare. Ajo ndodhet në spital për mjekim, kurse i ati 55 vjeç nuk pati asnjë shans të mbijetojë.

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi në zonën përreth dhe Athinë, ku krahas makinave janë futur në funksion edhe helikopterët.

Giannis Skaftouros njihej si bosi i jetës së natës në Greqi. Në vitin 2018 ai është sulmuar me thikë nga disa shqiptarë në burgun e Koridalos ku edhe mori plagë të rënda. Dyshohet se ai sulm u planifikua dhe zhvillua nga pjesëtarët e “Mafias së Burgjeve” të përbërë nga shqiptarë, me qendër Korydalon sipas mediave greke.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/ Presidenti Zelensky duke konsumuar kokainë? Ja çfarë fshihet pas videos që ka ‘pushtuar’ rrjetin

Read Next

“Kam mik për jetë Agron Kuliçajn”, Luftar Reçi: Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular