“Më vendosën kallashin në kokë, më duket se ishin shqiptarë”/ Fermeri grek tregon për vrasjen e bosit të mafias greke: Autorët më tërhoqën zvarrë nga makina dhe…

Jepi Share

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i bosit të mafias greke Giannis Skaftourou. Policia greke ka gjetur motorin me të cilin autorët kanë kryer vrasjen. Prokuroria greke ka dërguar motorin dhe makinën për ta kontrolluar për gjurmë gishtash dhe ADN-je.

Sipas një dëshmie të dhënë për prokurorinë greke, autorët flisnin rrjedhshëm greqisht dhe mbanin kapuç.  Motori i markës Triumph është vjedhur nga një kontejner në verën e vitit 2019 në zonën e Aspropirgos.  Motoçikleta e vjedhur dhe makina e njërit prej fermerëve po ekzaminohen në laboratorët e policisë për material gjenetik dhe gjurmë gishtash.

Fermeri i cili është edhe i afërm i bosit të mafias greke, Giannis Skaftouros, në deklaratën e tij në polici ka përshkruar autorët, të cilët e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë nxjerrë nga automjeti pa e goditur.

“Më kërcënuan me kallashnikov dhe më kërkuan të dilja nga automjeti. Ata flisnin rrjedhshëm greqisht dhe ndoshta ishin shqiptarë. Ishin të veshur me rroba të zeza, doreza, syze dielli dhe ishin me gjatësi mesatare”, tha dëshmitari i cili u përball me fotot e autorëve.

Autorët janë kapur nga kamerat e sigurisë në Skourte dhe nga analizat rezultoi se motori i braktisur nga ekzekutorët nuk ishte  i biznesmenit 55-vjeçar.

Oficerët e policisë nuk kanë përjashtuar pistën se autorët mbështetën edhe nga të tjerë të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek.

Hetuesit po vlerësojnë se grupi i punës ka përdorur celularë para dhe pas ekzekutimit të bosit të mafias greke. Policia ka kërkuar informacione për të gjurmuar numrat e telefonit që janë aktivizuar në zonë në momentin e vrasjes.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Kohë LUFTE/ I veshur me anti-plumb, ky është politikani i parë shqiptarë që viziton Kievin

Read Next

Kuvendi i 30 prillit i Berishës/ Shpërthen keq Gazment Bardhi dhe nxjerr prapaskenat nga selia blu: Disa karagjozë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular