
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e saj social ‘Tëitter’ pas vizitës së zëvendës ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried në Tiranë. Kryediplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi që të kishim në Shqipëri Donfried e cila u takua me liderët e vendit.
Sipas Kim, këto takime janë të nevojshme për të forcuar demokracinë, mbrojtjen, lidhjet e biznesit, integrimin evropian etj. Po ashtu, sipas ambasadores, vizita shërbeu edhe për të forcuar bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër pushtimit rus.
“Shumë punë mbetet për t’u bërë, por ne do t’ia dalim nëse ecim së bashku,” shkruan më tej Yuri Kim.
