
Të shtëna me armë raportohen këtë pasdite në Vlorë.
Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në zonën e Lungomares. Deri tani nuk dihet nëse ka të plagosur ose viktima, ndërsa mësohet se është qëlluar ndaj një automjeti. Gjithashtu bëhet e ditur se autori është larguar nga vendngjarja. Shkaku i ngjarjet mësohet se është një sherr i momentit.
