(VIDEO) Masakruan me leva 17 vjeçarin/ Sherri ndodhi mes ditës, policia zgjohet në darkë: Ja ç’po bëjmë

Jepi Share

Policia ka reaguar ndaj rastit të dhunimit të një 17-vjeçari ditën e sotme në ‘Kthesën e Kamzës’. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar tre personat të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj të riut. Të tre të arrestuarit janë banues në Tiranës dhe përkatësisht të moshave 16, 40 dhe 42 vjeç.

Ata akuzohen për plagosje e lehtë me dashje ndaj 17 vjeçarit. Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas tre personat e kanë goditur me grushte dhe sende të forta të riun.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se:  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit:

– E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazetari Berat Buzhala i kërkon Berishës të hapë krahun nga politika: Je non grata nga SHBA

Read Next

“Jam e zhgënjyer”/ Çfarë ka ndodhur? Evi Kokalari del me reagimin e fortë për Kuvendin Kombëtar të PD-së që organizoi Berisha: Më erdhi shumë keq që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular