Flamur Noka plas deklaratën e fortë: Basha u takua me Ramën para Kuvendit, shkoi me dy “Range Rover” për tu kamufluar, zbulon arsyen

Jepi Share

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, ku sipas tij Rama dhe Basha janë takuar në Dhërmi para Kuvendit.

Noka u shpreh se draftin për Reformën Zgjedhore e atë territoriale, kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë diskutuar tek një darkë që kanë mbajtur në Dhërmi këtë të premte, një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së. Noka tha se Basha ka shkuar me dy makina “Range Rover” për tu kamufluar. Klauzolat e marrëveshjes, Noka i konsideroi vrasëse.

“Ky draft ka ardhur si informacion që nga momenti kur u mor vesh takimi Rama-Basha. Basha ka shkuar me dy Range Rover, një Vogue dhe një Sport, për t’u kamufluar. U mor vesh që ishin bashkë. Gjatë gjithë darkës është diskutuar ky draft, atë natë në Dhërmi. E gjithë biseda ka qenë rreth këtij drafti. Lulzim Bashës që në 2017 iu ngarkua mision shkatërrimi i opozitës, likujdimi i opozitës dhe Partisë Demokratike. Të gjitha pikat që fliten për Reformën Zgjdhore kanë vetëm një synim të godasin çdo kënd tjetër përveç Edi Ramës. Të ulin fuqinë elektorale me kalkulime e çdo force tjetër politike përveç Edi Ramës. Këto lloj klauzolash janë vrasëse për demokracinë dhe opozitën. Është si të vrasës demokracinë,”- tha Noka.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Televizioni rus tregon si mund të shkatërrohet Europa për 200 sekonda

Read Next

Zyrtari Amerikan jep alarmin: Ja çfarë po planifikon Rusia, në mesin e majit do të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular