E tmerrshme ajo që ndodh në ajër/ Avioni me 300 pasagjerë kthehet në Londër pasi kishte fluturuar për 40 minuta

Jepi Share

Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.

Avioni, një Airbus A330, ishte nisur nga Heathrow dhe kishte si destinacion Nju Jorkun.

Teksa ishte mbi Irlandë, kapiteni u njoftua se ndihmës piloti nuk kishte kryer testin e tij të fundit të fluturimit para se të pajisej me lejen e fluturimit të kësaj kategorie.

Ai vendosi të kthehej menjëherë në Londër, nga ishte nisur. Pasagjerët pritën në aeroport derisa u zëvendësua piloti. Avioni mbërriti në SHBA 3 orë me vonesë nga orari i parashikuar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Rusia nuk ndalet, ‘hakmerret’ ndaj këtij shteti europian

Read Next

FOTO/ Me shenja litari në fyt, ky është 42-vjeçari i gjetur pa jetë në Fier

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular