VIDEO/Çfarë po ndodh? Shpërthen ndërtesa katërkatëshe, 17 të plagosur

Jepi Share

Një ndërtesë katërkatëshe ka shpërthyer ditën e sotme në periferi të Salamanca, në Madrit Spanjë.

Shpërthimi i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ka shkaktuar plagosjen e 17 personave, sipas El Pais.

Sipas raportimeve të mediave lokale thuhet se njëri prej të plagosurve është transportuar në spital me plagë të rënda, ndërsa të tjerët kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje pa qenë nevoja të transportohen në spital.

Ndërtesa ka pësuar dëme të rënda materiale, ndërsa dëmtime të shumta ka edhe në automjete e parkuara.

Në zonën shpërthimit kanë shkuar zjarrfikësit nga Madridi, shërbimi lokal i mbrojtjes civile dhe policia bashkiake.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës tha se “zjarrfikësit po përpiqeshin të arrinin në banesën ku ndodhi shpërthimi, me një shkallë nga pjesa e përparme e ndërtesës dhe se ata kishin shpëtuar katër persona brenda.  Për momentin zjarrfikësit po i japin përparësi kërkimit të viktimave të mundshme që mund të jenë brenda ndërtesës”, shtoi zëdhënësja

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Deliron Spartak Ngjela, kujton Skënderbeun: Vështirë se mund ta kishim formuar Shqipërinë dhe as Kosovën, nëse…

Read Next

Murrizi “shpërthen”ndaj Bardhit: O pervers i ndyrë që deshe krevat në zyrë! Monstër me emër burri që vesh fustan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular